Zanussi ZHT631W User Manual - Page 108
Paralajmërimet dhe, këshilla
View all Zanussi ZHT631W manuals
Add to My Manuals
Save this manual to your list of manuals |
Page 108 highlights
SQ Paralajmërimet dhe këshilla • Udhëzimet për përdorimin u referohen modeleve të ndryshme të këtij aparati. Si rrjedhim, mund të gjenden përshkrime të karakteristikave të veçanta që nuk i përkasin aparatit të vet specifik. • Prodhuesi nuk mund ta konsiderojë veten përgjegjës për dëme eventuale që shkaktohen nga instalimi ose përdorimi jo i duhur. • Distanca minimale e sigurisë midis platformës e aspiratorit është prej 650 mm (disa modele mund të instalohen në një lartësi më të vogël; shikoni paragrafin për përmasat e punës e për instalimin). • Kontrolloni tensionin e rrymës në rrjet nëse korrespondon me atë që shënohet në targën e të dhënave të vendosur brenda aspiratorit. • Për aparatet e Klasës I, kontrolloni që rrjeti i ushqimit të shtëpisë të ketë një lidhje të duhur me masë. Lidheni aspiratorin me kanalin e tymrave me anë të një tubi me diametër minimal prej 120 mm. Rruga e tymrave duhet të jetë sa më e shkurtër që të jetë e mundur. • Mos e lidhni aspiratorin me kanalet e tymrave që transportojnë tymra të djegies (p.sh. të kaldajave, oxhaqeve, etj.). • Nëse aspiratori përdoret në 108 kombinim me aparate jo elektrike (p.sh. aparate me gaz), duhet të garantohet një ajrim i mjaftueshëm në lokal për të ndaluar kthimin e fluksit të gazrave të shkarkimit. Kuzhina duhet të ketë një hapje që komunikon drejtpërdrejt me jashtë për të siguruar vërshimin e ajrit të pastër. Kur aspiratori për kuzhinën përdoret në kombinim me aparate jo të ushqyera me rrymë elektrike, trysnia negative në lokal nuk duhet të kalojë 0,04 mbar për të shmangur rithithjen e tymrave në lokal nga aspiratori. • Ajri nuk duhet të shkarkohet nëpërmjet një tubi fleksibël që përdoret për thithjen e tymrave nga aparatet e ushqyera me gaz ose lëndë të tjera të djegshme (mos e përdorni me aparate që shkarkojnë vetëm ajrin në lokal). • Në rast dëmtimi të kavos së ushqimit me energji elektrike, duhet që të zëvendësohet nga prodhuesi ose nga reparti i asistencës teknike për të shmangur çfarëdolloj rreziku. • Nëse udhëzimet e instalimit të platformës me gaz përcaktojnë një distancë më të madhe se sa ajo e treguar më sipër, është e nevojshme të mbahet parasysh. Duhet të respektohen të gjitha normativat që kanë të bëjnë me shkarkimin e ajrit. www.zanussi.com