Zanussi ZHB92670XA User Manual - Page 128
PËrdorimi
View all Zanussi ZHB92670XA manuals
Add to My Manuals
Save this manual to your list of manuals |
Page 128 highlights
▪ Duhet të evitohen materialet, të cilët mund të hedhin shkëndijë (gatim flambé) në afërsi të pajisjes. ▪ Të mos gatuani flambé nën aspiratorin. ▪ Gjatë fërgimit duhet të kini kujdes të veçantë për të evituar ndezjen e vajit ose yndyrës. Vaji i përdorur është veçanërisht i rrezikshëm. Nuk duhet të përdoren grila të pambuluara elektrike. ▪ Për të evituar rrezikun e mundshëm e zjarrit, duhet gjithmonë të përdoren udhëzimet e dhëna, gjatë pastrimit të filtrave të yndyrës dhe heqjes së mbetjeve të yndyrës nga pajisja. ▪ Pajisja mund të përdoret nga fëmijë në moshën nga 8 vjet dhe personat me aftësi të kufizuara fizike, sensorike ose mendore, ose me mungesë të aftësive ose dijenisë, nëse janë nën mbikëqyrjen ose janë udhëzuar për rregullat e përdorimit të pajisjes në mënyrë të sigurtë nga personi përgjegjës për sigurinë e tyre dhe kuptojnë rreziqet e lidhura me pajisjen. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhen nga fëmijët pa mbikëqyrje. 128 ▪ Kujdes: pjesët e aksesueshme mund të bëhen të nxehta gjatë përdorimit me pajisjet për gatim. ▪ Ky aspirator kuzhine është i përcaktuar për instalim në kuzhinat shtëpiake mbi pllakat gatimi, pajisjet për gatim dhe pajisje të ngjashme kuzhine. PËRDORIMI ▪ VERSIONI FILTRUES OSE KANALI? ▪ Aspiratori mund të jetë në version filtrues ose kanali. Duhet të vendosni, cili version do të installohet. ▪ Për veprim më të mirë rekomandojmë installim të aspiratorit në version kanali (nëse kjo është e mundshme). ▪ Version kanali ▪ Aspiratori pastron ajrin dhe e transferon jashtë nëpër kanalit dalës. ▪ Version filtrues ▪ Aspiratori pastron ajrin dhe transferon ajrin tashmë të pa- stër përsëri në dhomë.