Zanussi ZHB92670XA User Manual - Page 129
Komandimet, MirËmbajtja
View all Zanussi ZHB92670XA manuals
Add to My Manuals
Save this manual to your list of manuals |
Page 129 highlights
MIRËMBAJTJA ▪ Mirëmbajtja e saktë garanton eksploatim të rregulltë dhe të gjatë. ▪ Të gjitha mbetjet e yndyrës duhet në mënyrë periodike të largohen nga pajisja varësisht nga niveli i përdorimit (të paktën çdo 2 muaj). Duhet të evitohen produktet e ashpra ose që shkaktojnë gërryerje. Për të pastruar pajisje të lyer në anën e jashtme, duhet të përdoret lecka e lagur në ujë të vakët dhe larësi neutral. Për të pastruar pajisje çeliku, bakri ose tunxhi në anën e jashtme, më mirë të përdoren produkte të caktuara sipas udhëzimit të këtyre produkteve. Për të pastruar brendësinë e pajisjes, duhet të përdoret lecka (ose furçë) të lagur në alkool etilik të çnatyruar. ▪ Filtrat e yndyrës të pastrohen varësisht nga niveli i përdorimit, të paktën çdo 2 muaj, për të evituar rrezikun e zjarrit. ▪ Të pastrohen me dorë ose në makinë larëse të enëve duke përdorur larës neutral. Nëse pastrohen në makinë larëse të enëve, humbja eventuale e ngjyrave në filtrat nuk ndikon në asnjë mënyrë në funksionim të tyre. ▪ Filtri i qymyrit të drurit të aktivizuar nuk është i përshtatshëm për pastrim, nuk mund të rinovohet dhe duhet të zëvendësohet afërsisht pas çdo 4 muaj të përdorimit ose më shpesh nëse përdoret në mënyrë veçanërisht intensive. KOMANDIMET Modelet ZHB92670XA, ZHB62670XA, ZHB92650XA, ZHB62650XA: Butoni A: ndeze dritën. Butoni B: ndërçelësi Ndez/Mbyll shpejtësia e parë e motorit. Butoni C: shpejtësia e dytë e motorit. Butoni D: shpejtësia e tretë e motorit. Modelet ZHB60460XA, ZHB90460XA: 1: Shpejtësia e parë e motorit. 0: Motori i mbyllur 2: Shpejtësia e dytë e motorit : dritat TË FIKUR : dritat TË NDEZUR 129